Sarah Jessica Parker zbulon netët e gjata të modës dhe veshjet “e çmendura” të Carrie Bradshaw

Sarah Jessica Parker ka rikujtuar një nga periudhat më intensive dhe më kreative të xhirimeve të serialit kult “Sex And The City”, duke zbuluar detaje nga procesi i ndërtimit të stilit të personazhit Carrie Bradshaw.
Aktorja 61-vjeçare ka treguar se shpesh provat e veshjeve për skenat e serialit zgjasnin deri në orët e para të mëngjesit, duke arritur deri në 2, 3 apo edhe 4 të natës.
Sipas saj, këto momente ishin të mbushura me eksperimente mode dhe ide të pazakonta nga stilistet e kostumeve Patricia Field dhe Molly Rogers, shkruan DailyMail.

Parker i ka përshkruar veshjet e përzgjedhura për serialin si “të çmendura”, duke theksuar se shumë prej tyre ishin të papritura, por shpesh përfundonin duke u bërë ikonike në historinë e televizionit.
Ajo ka shtuar se ekzistojnë edhe fotografi Polaroid që dokumentojnë këto eksperimente stilistike.

Aktorja ka treguar gjithashtu se ato vite pune intensive ishin edhe argëtuese, pasi ekipi krijues nuk kishte kufizime të mëdha dhe shpesh eksperimentonte lirshëm me modën dhe karakterin e Carrie Bradshaw.
Seriali “Sex And The City”, i transmetuar nga viti 1998 deri në 2004, u kthye në një fenomen global dhe ndikoi ndjeshëm në industrinë e modës dhe kulturën pop.
Success-i i tij solli më pas filma dhe vazhdimin “And Just Like That”, i cili u transmetua deri në vitin 2025. /Telegrafi/



















































