SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën ndaj Iranit

Ushtria amerikane ndaloi një anije tregtare që po përpiqej të thyente bllokadën ndaj Iranit, duke qëlluar një raketë në dhomën e motorit të saj, ka njoftuar Komanda Qendrore e SHBA-së.
Anija Lian Star me flamur të Gambias injoroi më shumë se 20 paralajmërime nga forcat amerikane, ndërsa u përpoq të hynte në një port iranian, tha ushtria.
Anija mbeti në Gjirin e Omanit dhe forcat amerikane nuk kanë hipur në të, njoftoi një zyrtar amerikan me njohuri për situatën, duke folur në kushte anonimiteti për të diskutuar operacionet ushtarake.
Me veprimin e fundit, ushtria amerikane ka ndaluar gjashtë anije që përpiqeshin të shkelnin bllokadën.
Njërës iu lejua të vazhdonte lundrimin . 116 anije të tjera janë ridrejtuar, tha ushtria.
SHBA-të e nisën bllokadën më 17 prill në përgjigje të mbylljes efektive të ngushticës nga Irani pas fillimit të luftës në Lindjen e Mesme me sulmet amerikane dhe izraelite më 28 shkurt.
Një armëpushim i brishtë ka qenë në fuqi që nga 7 prilli. Tani rajoni pret informacion nëse mund të arrihet një marrëveshje për ta zgjatur atë me 60 ditë, ndërsa do të zhvillohen bisedime mbi programin bërthamor të kontestuar të Iranit . /Telegrafi/








































