LAJMI I FUNDIT:

Sanches refuzon Unitedin, dëshiron Barçën

Sanches refuzon Unitedin, dëshiron Barçën

Renato Sanches thuhet se ka refuzuar një transferim te Manchester United.

Sipas Daily Mail, mesfushori portugez është kërkuar me ngulm nga “Djajtë e Kuq”, por thuhet se ka ardhur refuzimi nga ana e tij.


Bayern Munich vë në shitje dyshen e njohur, kërkon afërsisht 70 milionë euro
Lexo po ashtu Bayern Munich vë në shitje dyshen e njohur, kërkon afërsisht 70 milionë euro

Ky refuzim i Sanchesit në drejtim të Unitedit thuhet se vjen pasi talenti portugez dëshiron transferimin te Barcelona.

Reprezentuesi 19-vjeçar i Portugalisë luajti në Euro 2016 verën e kaluar dhe u tha se do të jetë një hit i madh në Bundesligë pas bashkimit nga Benfica.

Megjithatë, Sanches mund të shitet këtë verë pas një sezoni të vështirë në Bayern dhe Barca besohet të jetë përpara gjigantëve të Ligës Premier, Man Utd. /Telegrafi/