Për Salihun, vendimi nuk ka qenë befasi, pas një gjë të tillë e ka pritur.

Ai ka thënë se vendimi i parë nga UEFA ka qenë politikë, kurse i Gjykatës ka qenë shumë i drejtë dhe sipas tij, Gjykata e ka treguar edhe kredibilitetin e saj.


Sekretari i FFK-së është shprehur optimist se Shqipëria do të mund ta arrijë pozitën e dytë dhe kualifikimin direkt dhe sipas tij, ndeshja me Portugalinë do të jetë vendimtare.

Këto komente, Eroll Salihu i bëri në një intervistë për emisionin “Arena” në televizionin “Tribuna Channel”.

Ai foli edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, për të cilën tha se ka shumë gjasa që të jetë pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi në virin 2018.

telegrafi sport app