LAJMI I FUNDIT:

Sadio Mane martohet me të dashurën e tij mistike prej 18 vitesh, në një ceremoni fetare sipas besimit islam dhe traditave senegaleze

Sadio Mane martohet me të dashurën e tij mistike prej 18 vitesh, në një ceremoni fetare sipas besimit islam dhe traditave senegaleze

Sadio Mane dyshohet se u martua me të dashurën e tij prej 18 vitesh, Aisha Tamba të dielën, 7 janar në Dakar, Senegal.

Sipas “Business Day”, martesa u zhvillua më 7 janar në Keur Massar, një zonë në kryeqytetin e Dakarit, vetëm gjashtë ditë para fillimit të Kupës së Kombeve të Afrikës më 13 janar, shkruan DailyMail.


Ngjarja thuhet se u ndoq nga familjarë, miq dhe bashkëlojtarë futbolli. Raportimet nga “Pulse Sports” pretendojnë se Aisha “ishte e destinuar për futbollistin 31 vjeç që nga vitet e saj në adoleshencë”, megjithëse nuk dihet saktësisht sa kohë kanë qenë në lidhje. Mosha ligjore e pëlqimit në Senegal është 16 vjeç.

Burimi gjithashtu tha se ish-ylli i Liverpoolit ishte kujdesur për faturat e saj kur ajo ishte në shkollë.

Fotografitë e martesës janë publikuar në Instagram nga kompania e fotografisë ‘Magvision’, duke treguar Manen dhe gruan e tij, e cila është rritur në zonën Casamance të Senegalit, duke mbajtur duart dhe duke pozuar pas ceremonisë martesore.

Një imazh tregon çiftin ulur nën një skenografi me trëndafila, me fjalët “Znj. Mane” të shtypura në mur.

Një video tjetër e postuar në X (ish-Twitter) tregoi çiftin dy qeshur ndërsa u ulën së bashku në një divan pas martesës së tyre.

U titullua: “Një njeri shumë i thjeshtë dhe i përulur, urime Sadio Mane. Zoti e bekoftë bashkimin tuaj”.

Fotografitë e martesës tregojnë Aishan duke veshur një fustan të stilit “sirenë” të ndërlikuar, të përshtatur, me dantella dhe me mëngë të gjata.

Mane ndërkohë shihet i veshur me një veshje tradicionale senegaleze në fotografi.

Gjatë kohës së tij në Liverpool, Mane nuk kishte shpallur publikisht ndonjë marrëdhënie dhe kishte mbajtur lidhjen me Aishan sekretw. Megjithatë, në vitin 2022, ai kishte folur për llojin e personit me të cilin do të martohet.

“Kam parë shumë vajza që më pyesin pse nuk jam martuar, por më vjen keq që mund të humbisni kohën tuaj. Gruaja me të cilën do të martohem nuk do të jetë në rrjete sociale”, tha Mane sipas “Tribune”.

“Unë dua të martohem me një grua që respekton Zotin dhe lutet devotshëm. Secili ka mënyrën e vet për të bërë zgjedhjen e dashurisë së tij”, shtoi Mane.

Çifti ndajnë të njëjtin fe, Islamin, dhe thuhet se të dy janë njerëz shumë privatë.

Aisha nuk është në rrjete sociale dhe thuhet se do të vazhdojë të angazhohet me studimet e saj ndërsa Mane filloi angazhimin në Kamipnatin e Kombëve të Afrikës, duke luajtur për Senegalin.

Aisha thuhet se është studente në shkollën “Cabis” në Grand Mbao Baobab, në Senegal, sipas “Essentially Sports”. Ajo thuhet se flet Mandingon, një gjuhë që flitet në pjesë të Senegalit dhe Gambisë, dhe që e flet edhe burri i saj.

Mane iu bashkua Cristiano Ronaldos në Al-Nassr në gusht të vitit të kaluar, duke përfunduar një lëvizje prej 34 milionë funtesh (27.9 milionë euro) nga Bayern Munich pas një periudhe të vështirë me kampionatet e Bundesligës, dhe gjithashtu duke raportuar për një konflikt me bashkëlojtarin Leroy Sane. Marrëveshja e tij me klubin e Pro League i siguron atij fitime prej 650,000 funtesh (755 mijë euro) në javë.

Që nga bashkimi me skuadrën saudite, Mane ka shënuar 12 herë në 26 paraqitje për klubin dhe thuhet se u kthye në Senegal në fillim të janarit për t’u përgatitur për AFCON. Sipas “Pulse Sports”, ai gjithashtu inauguroi një stadium të ri në fshatin e tij të lindjes Bambali më parë këtë muaj.

Sulmuesi i “Al-Nassr” është përfshirë në skuadrën e Senegalit për turneun e ardhshëm të Kampionatit të Kombeve të Afrikës dhe aktualisht është në kamp me shokët e tij të skuadrës. Senegali fillon fushatën e tij në AFCON të hënën më 15 janar kundër Gambisë, përpara se të përballet me Kamerunin dhe Guinenë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori