LAJMI I FUNDIT:

Sabotohet nga policia performanca e këngëtarit Gena në Dhërmi, arrestohet një person (Video)

Sabotohet nga policia performanca e këngëtarit Gena në Dhërmi, arrestohet një person (Video)

Këngëtari Gena ka qenë i ftuar në një nga clubet e Dhërmiut, këtë fundjavë për të performuar live në nder të të gjithë të pranishmëve që ndodheshin aty, dhe që kishin shkuar enkas për të parë këngëtarin.

Mirëpo, i ka ndodhur ajo që s’e priste. Kur sapo po përgatitej të dilte në skenë, e të bënte atë që ai di të bëjë më mirë, sa hap e mbyll sytë në skenë është shfaqur policia, e cila ka shkatërruar gjithë impiantin e fonisë, duke e lënë këngëtarin pa zë, pra pa kënduar.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Gjithashtu është arrestuar edhe një person.

Nuk dihet se pse ka ndodhur ky incident, por të pranishmit kanë ngelur të zhgënjyer, teksa thonë se kishin paguar edhe biletat nga 5 mijë lekë të vjetra për këtë këngëtar. Situatë e sikletshme për Genën, i cili ka kaluar gjithë natën pa kënduar. /JOQ/