LAJMI I FUNDIT:

Rrugëtimi i mahnitshëm i Benzemas: Skandali seksual, përjashtimi nga Franca dhe tani favorit për ta fituar Topin e Artë

Rrugëtimi i mahnitshëm i Benzemas: Skandali seksual, përjashtimi nga Franca dhe tani favorit për ta fituar Topin e Artë

Në moshën 34-vjeçare, Karim Benzema mund të kishte vënë bast me këdo para disa vitesh se nuk do të mund ta fitonte  Topin e Artë në karrierën e tij.

Por, ylli i Real Madridit pritet të ngrejë trofeun sonte pas një sezoni të jashtëzakonshëm me klubin e tij, si dhe një rikthim në futbollin ndërkombëtar me vendin e tij, Francën.


Benzema, i cili krenohet me një koleksion të jashtëzakonshëm makinash dhe një dashuri për motorët Bugatti, shënoi 15 gola në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.

Benzema është një nga futbollistët më të pasur të lojës me një koleksion makinash të lakmueshme

Dhe ai regjistroi rezultatin e tij më të mirë ndonjëherë në La Liga – duke shënuar 27 gola në vetëm 32 ndeshje.

Një fitim i Topit të Artë do të përbënte një udhëtim të jashtëzakonshëm për Benzemën, pasi ai u dëbua nga ekipi kombëtar dhe u përball me gjyq për pjesëmarrjen e tij të dyshuar në shantazhimin e Mathieu Valbuenës për një kasetë seksuale.

Sezoni më i mirë ndonjëherë

Shpesh i anashkaluar dhe i kritikuar, Benzema ka shënuar 328 gola për Los Blancos – që kur nënshkroi për rreth 40 milionë euro në vitin 2009.

Para sezonit të kaluar, ai ishte një ingranazh i nënvlerësuar në skuadrat që fituan tre tituj të La Ligës dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.

Në katër sezonet e fundit, Benzema ka shënuar 131 gola

Megjithatë, ai luajti rolin asistuesit për Cristiano Ronaldon – i cili u ble në të njëjtin vit nga Man United.

Në mënyrë joegoiste, Benzema pranoi: “Kur Cristiano Ronaldo luante për Real Madridin, ai shënonte 50 deri në 60 gola në vit”.

“Pra, lëvizjet e mia ishin për t’i dhënë atij një avantazh në fushë, për të krijuar hapësira, sepse unë e shkëmbeja topin mirë në zonën e kundërshtarit. Ai ishte shumë më efektiv se unë”.

Gjithçka ndryshoi në 2018-19, kur legjenda portugeze u largua për në Juventus. Benzema mbeti si lojtari kryesor dhe lulëzoi.

Gjatë katër sezoneve të mëparshme, ai ka shënuar 131 gola në të gjitha garat. Ndërsa në këtë edicion ai ka pesë në 10 ndeshje.

Për disa vite, Benzema u detyrua të jetonte nën hijen e Cristiano Ronaldos

Ai pranoi se prioritetet e tij ndryshuan pasi CR7 u largua për në Torino.

Kaseta me përmbajtje për të rritur si formë shantazhi

Por, nuk ka qenë gjithmonë e thjeshtë në karrierën e Benzemas. Kundërvajtjet jashtë fushës kërcënuan reputacionin e tij dhe ndoshta e prishën disi atë.

Karriera e tij ndërkombëtare vuajti, sigurisht.

Shfaqjet filluan në vitin 2010, kur kanali televiziv francez “M6” raportoi se katër anëtarë të ekipit kombëtar francez po hetoheshin për rolet e tyre si klientë në një rrjet prostitutash që vepronte brenda një klubi nate në Paris, me disa nga gratë që dyshohet se ishin të mitura.

Ish-shokët e skuadrës Mathieu Valbuena dhe Karim Benzema u përfshinë në një skandal me kasetë seksuale

Benzema ishte një prej tyre, së bashku me Franck Ribery, Sidney Govou dhe Hatem Ben Arfa.

Benzema dhe Ribery u liruan nga një gjykatës për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme që dyshja e dinin se prostitutat ishin të mitura. Por, kartoni i sulmuesit të ri u shënua.

Në vitin 2015, Benzema u arrestua nga policia për pjesëmarrjen e tij të dyshuar në shantazhimin e lojtarit francez, Mathieu Valbuena, lidhur me regjistrimin e supozuar të një kasete seksi në një telefon celular.

Noel Le Graet, presidenti i FFF, kishte njoftuar pezullimin e sulmuesit nga kombëtarja.

Çështja shkoi në gjyq në vitin 2021 dhe Benzema u shpall fajtor për komplot për të shantazhuar Valbuenën me kasetë seksuale.

Benzema u përball me gjyq për pjesën e tij në shantazhin e supozuar

Benzema u dënua me një vit me kusht dhe u gjobit me 80,000 euro.

Por, ishte kostoja e humbjes së gjashtë viteve të karrierës së tij ndërkombëtare që e lëndoi më shumë.

Që nga viti 2021, Didier Deschamps e ka rikthyer Benzemën në formacionin e Les Bleus.

Dhe me 10 gola në 16 ndeshjet e tij gjatë vitit të kaluar, është kombëtarja që me sa duket humbi nga cilësitë e tij.

Çfarë mënyrë më të mirë për shpengim për të udhëhequr sulmin francez në Katar dhe për të fituar Kupën e Botës.

Pas një mërgimi gjashtë-vjeçar, Benzema është rikthyer në skuadrën e Francës

Gjetja e dashurisë

Tepër privat jashtë fushës, praktikuesi i fesë myslimane Benzema e mbajti dashurinë e tij larg vëmendjes gjatë ngritjes së tij epike.

Ai ishte i martuar me Chloe De Launay, e cila është nëna e dy fëmijëve të tyre Ibrahim dhe Melia.

Por, raportohet se romanca e tyre u godit nga polemika dhe pabesi.

Bukuroshja Jordan ka qenë kameriere e Hooters në Las Vegas, por tani modele

Benzema tani thuhet se është në lidhje me modelen amerikane Jordan Ozuna.

32-vjeçarja ka punuar si  kamariere e Hooters në Las Vegas, por tani është nënshkruar me disa agjenci modelimi me bazë në SHBA.

Ata të dy ndjekin njëri-tjetrin në Insta dhe kanë ndarë publikisht emoji zemrash, ndërsa ajo u tha se ishte në Paris në maj për të mbështetur Benzemën e kurorëzuar si mbret i Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Tre favoritët e Jose Mourinhos për Euro 2024 - por veçon njërin më shumë

Përfaqësueset
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngritë dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori