LAJMI I FUNDIT:

Rritet presioni mbi Inzaghin para duelit të Interit me Benfican, por ka një vendim befasues

Rritet presioni mbi Inzaghin para duelit të Interit me Benfican, por ka një vendim befasues

Rritet presioni mbi trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, përpara ndeshjes të së martës (sot) në Ligën e Kampionëve me Benfikën, por Corriere dello Sport pretendon se trajneri i Nerazzurrëve mund të vendosë të largohet në fund të sezonit në vend që të shkarkohet.

Klubi italian nuk ka fituar asnjë nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe vizitojnë portugezët në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma në Estadio da Luz.


Inzaghi është nën presion me të gjitha mediat italiane që diskutojnë të ardhmen e tij përpara ndeshjes kryesore evropiane të mbrëmjes së sotme.

Analizë dhe formacionet e mundshme: Benfica - Inter
Lexo po ashtu Analizë dhe formacionet e mundshme: Benfica - Inter

Gazzetta pretendon se Inzaghi nuk ka ‘më jokera për të përdorur’, duke shtuar se një humbje e rëndë në Portugali do t’i hapte rrugën ‘skenarëve apokalips’ për 47-vjeçarin.

“Megjithatë, ne jemi të sigurt se ai e ka përgatitur ndeshjen në detaje dhe po planifikon të përdorë Ligën e Kampionëve për të goditur kritikët”, argumenton Sebastiano Vernazza.

Il Corriere dello Sport ofron një pikëpamje të ndryshme duke thënë se Inzaghi është aq i ngopur me kritikat sa që po mendon të largohet nga Nerazzurrët në fund të sezonit.

Inzaghi shpërthen ndaj huqjeve të fundit të Romelu Lukakut
Lexo po ashtu Inzaghi shpërthen ndaj huqjeve të fundit të Romelu Lukakut

“Asgjë nuk është vendosur në mendjen e trajnerit”, thekson Pietro Guadagno, “por – skenari ideal do të ishte largimi me një objektiv të rëndësishëm, për të marrë më shumë kënaqësi dhe për të marrë një lloj hakmarrjeje”.

Interi ka ende shumë për të luajtur këtë sezon. Ata mund të luftojnë për një top katërshe në Serie A, por ende kanë shpresa për t’u kualifikuar në finalen e Kupë së Italisë pas barazimit 1-1 kundër Juventusit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Torino javën e kaluar. Në të njëjtën kohë, Interi do të takohet me Milanin ose Napolin në raundin tjetër nëse eliminon Benfikën nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Verën e kaluar, Inzaghi nënshkroi një zgjatje të kontratës deri në vitin 2024 në Stadio Meazza. Antonio Conte, Sergio Conceçao dhe Roberto De Zerbi janë përmendur si zëvendësues të mundshëm në sezonin 2023-24. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori