Rreth 250 xhudistë nderojnë Adem Jasharin

Në këtë turne që i kushtohet veprës së Komandantit Legjendar Adem Jashari pritet të marrin pjesë rreth dhjetë shtete më rreth 250 garues.
FXHK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se turneu do të mbahet të shtunën, dhe sipas FXHK-së, këtë vit do të jetë turne i fortë, në të cilin do ketë edhe garues me nivel nga shtete të forta të xhudos si Rumunia, Bullgaria, Turqia, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia dhe të gjitha klubet kosovare.
Luftëra të forta priten sidomos për të rritur, e ku do të marrë pjesë edhe garuesi më i mirë kosovarë për meshkuj, Akil Gjakova, për momentin kandidat për Lojëra Olimpike, i cili do të ketë konkurrencë të fortë, sidomos me garuesit nga Bullgaria dhe në kategorinë e të cilit priten luftëra shumë interesante.
Sipas FXHK-së, gara do të zhvillohet në 4 tatami në të gjitha grupmoshat, femra dhe meshkuj. Kurse, për femra do të ketë luftëra të forta në mes garueseve kosovare dhe garueseve rumune e turke, sidomos në grupmoshat e reja. Në këtë turne pritet të marrin pjesë rreth 250 garues. /KP/Telegrafi/






















































