Rrëfimi për autorin e golit historik

Të luante në kohën e ish-Jugosllavisë me Prishtinën, të luante jashtë vendit, të luante në livadhe në sistemin e pavarur që organizonte Federata e Futbollit të Kosovës pas vitit 1991 dhe pas luftës në Kosovë, shkruan sot "Koha Ditore".
"Sulejman Selimi ishte kryetar i klubit Prishtina dhe meqë unë isha ndër të parët me licencë të trajnerit, më ofroi të merrja drejtimin e Prishtinës me t'u kthyer në Kosovë", kujton Salihu që sot mban postin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Ai kishte plane të tjera. Ende nuk kishte mbaruar me futbollin aktiv.
Por edhe për shkak të respektit që kishte dhe vazhdon të ketë për trajnerin që atëkohë udhëhiqte Prishtinën, Ajet Shosholli, nuk pranoi ofertën e Prishtinës për trajner.
Ishte viti 2002 dhe ai kishte dëshirë të vazhdonte edhe pak të luante futboll.





















































