LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi emocionues i Behramit për refugjatët, bën tatuazh flamurin e Kosovës: Kam dy pjesë të jetës, njëra i takon Kosovës dhe tjetra Zvicrës

Rrëfimi emocionues i Behramit për refugjatët, bën tatuazh flamurin e Kosovës: Kam dy pjesë të jetës, njëra i takon Kosovës dhe tjetra Zvicrës

Është java e refugjatëve në botë dhe më mirë se shqiptarët e Kosovës nuk mund të shpjegojë askush këtë gjë.

Shumë familje janë larguar nga Kosova në pesë dekadat e fundit duke u shpërngulur pothuajse në gjithë vendet e botës shkaku i luftës në Kosovës.


Shumica nga ata ia kanë parë hairin largimit nga Kosova dhe sot kanë ndërtuar një jetë dhe karrierë të suksesshme në shtetet evropiane.

Njëri nga të larguarit është edhe mesfushori kosovar, Valon Behrami, i cili u rrit në Zvicër dhe ka një karrierë të jashtëzakonshme.

Mitrovicasi fillimisht ka zbuluar tatuazhin e ri, i cili është flamuri i Kosovës, duke treguar edhe arsyen pse e ka bërë këtë.

“Këtë tatuazh e kam bërë pasi kemi pasur festë dhe Kosova u njoh si një shtet”, tregon Behrami, i cili flet edhe për Zvicrën që i dha gjithçka.

“Kam dy pjesë në jetën time, të cilat janë shumë të rëndësishme. Njëra i takon Kosovës dhe tjetra Zvicrës”, deklaroi Behrami.

Behrami është kapiteni i dytë i Zvicrës pas zviceranit Stephan Lichtsteiner

Tutje reprezentuesi i Zvicrës foli edhe për refugjatët dhe u preferon atyre të merren me sport për t’u integruar më lehtë në një vend tjetër.

“Sporti është zgjedhja më e mirë për integrimin në një vend tjetër. Unë do të jap gjithçka nga vetja për një vend që më ka dhënë gjithçka”.

“Ishte një udhëtim i gjatë për mua, pasi fillova në Zvicër dhe pastaj u transferova në Itali për të shkuar në Angli për dy vite e gjysmë”, deklaroi Behrami.

Ai në fund ka folur me emocione të mëdha për luftën në Kosovë, derisa kujton xhaxhanë e tij të cilin e kanë vrarë forcat serbe gjatë luftës.

“Unë u largova nga Kosova, por pjesa tjetër e familjes ishte në rrezik. Xhaxhai im dhe kushëriri janë vrarë gjatë luftës”, ka deklaruar Behrami për Amnesty International Football.

Mesfushori i Watfordit ishte larguar nga Kosova në moshën katërvjeçare duke u shpërngulur në shtetin helvetik.

Ai shpreson që refugjatët do të ndihmohen në gjithë botën dhe uron që mos të ketë luftëra.

32-vjeçari ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme në Evropë duke luajtur për shumë klube të njohura.

Ai ka filluar karrierën në Chiaso, për të luajtur edhe me Luganon në Zvicër.

Ndërkohë, në Itali ka veshur fanellat e pesë skuadrave si Lazio, Genoa, Hellas Verona, Napoli dhe Fiorentina.

Mitrovicasi ishte pjesë edhe e futbollit gjerman duke luajtur te Hamburgu për një vit, ndërsa në Angli barti fanellën e West Ham dhe tani është pjesë e Watfordit.

Behrami ka luajtur 73 ndeshje me Kombëtaren A të Zvicrës dhe ka shënuar dy gola për helvetikët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Steve McManaman tregon se cili lojtar i Bayernit ishte fajtor për barazimin ndaj Realit

Liga e Kampionëve
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kalo në kategori