LAJMI I FUNDIT:

Rozana Radi flet për herë të parë për partnerin: Jetojmë së bashku që tetë vite

Rozana Radi flet për herë të parë për partnerin: Jetojmë së bashku që tetë vite
Rozana Radi (Foto: Instagram)

Këngëtarja nga Shqipëria, Rozana Radi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me prurje të reja muzikore.

Megjithatë, ajo së fundmi ka zbuluar të rejat në jetën private duke treguar më shumë për partnerin e saj.


E ftuar në “E Diela Shqiptare”, krijuesja e hitit “Ma thuaj ti” theksoi se i dashuri i saj quhet Shpëtim dhe se janë duke bashkëjetuar me njëri-tjetrin që tetë vite.

Radi mes tjerash flet për raportin e tyre momentalisht dhe se çfarë i mban bashkë ata dy.

Të gjitha lajmet nga Rozana Radi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rozana Radi

“Njeriu është interesaxhi në mënyrën e tij”, tha ajo me humor. “Me Shpëtimin kam interes shpirtëror, sepse dashuria është e tillë. Ikën Shpetimi dhe unë jam copë shpirtërisht, është ai që më nervozon më shumë por që dua më shumë”.

Sa i përket projekteve të reja, “Kur përfundon një dashuri si kjo e jona” mban titullin kënga e fundit e lansuar nga Rozana.

Me këtë bëri paraqitjen në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2018. /Telegrafi/