Ronaldo: Trofeu i LK-së më me vlerë se dy titujt e Barcës


Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka vazhduar të japë pohime të rënda në raport me rivalin e përbetuar, Barcelonën.
Ronaldo u pyet për rëndësinë e Ligës së Kampionëve dhe nëse do të ishte sërish i dështuar sezoni duke parë se Barca mori tashmë dy trofe, atë të La Ligas dhe Kupës së Mbretit.
Mos e humb - Ronaldo godet Barcën: Mendoni për mua edhe kur festoni titujt
“Nëse ne fitojmë Ligën e Kampionëve, atëherë kjo ka vlerë më shumë se dy titujt e Barcelonës. Liga e Kampionëve është ëndrra e të gjithëve. Unë po ju them nga zemra, nuk do ta ndërroja me asgjë”.
“Jam zemëruar që nuk e arrita Suarezin. Unë isha afër. Por, më duhet ta përgëzoj atë, ai ka pasur sezon të mrekullueshëm”, potencoi Ronaldo. /Telegrafi/
bike trails

Nga
Telegrafi
26/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































