Cristiano Ronaldo nuk ka pranuar të krahasoj ish-skuadrën Real Madridin me Juventusin.

Portugezi ka folur para takimit mes skuadrës italiane të Juves si dhe Manchester Unitedit, ku vite më parë shkëlqeu portugezi.


I pyetur nga gazetarët për dallimin mes spanjollëve dhe anglezëve, CR7 ka pohuar se të dyja janë ekipe të mira dhe ka eksperienca të ndryshme.

ronaldo 1

"Unë nuk dua ta krahasoj Real Madridin me Juventusin. Janë dy skuadra të pabesueshme, klube fantastike. Kam kryer udhëtimin tim me Real Madridin dhe tani kam filluar kapitullin e ri te Juve, i cili është një nga klubet më të mira në botë".

"Jam i kënaqur që kam luajtur me Manchesterit, me Real Madridin dhe tani me Juve. Unë jam i lumtur dhe njeri me fat", tha sulmuesi.

Theksojmë se Ronaldo do të luajë sonte kundër ish-skuadrës, Unitedit duke veshur fanellën e Juventusit.

Ndryshe, Cristiano në nëntë ndeshjet e para në të gjitha garat për italianët ka shënuar pesë gola. /Telegrafi/

telegrafi sport app