LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: Ndeshje e vështirë ndaj Unitedit, rikthim i veçantë në Old Trafford

Ronaldo: Ndeshje e vështirë ndaj Unitedit, rikthim i veçantë në Old Trafford

Cristiano Ronaldo ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve që Juventusi e zhvillon në udhëtim te Manchester Unitedi.

Juventusi do të luaj në Old Trafford nga ora 20:45 ndeshjen e tretë të fazës grupore dhe ish-lojtari i Unitedit, tani i Juventusit, Ronaldo ka folur gjerë e gjatë në konferencën për shtyp.

“Nuk jam i obsesionuar për çmime individuale. Kam qenë duke u fokusuar në dy muajt e fundit te Juve. Ata kanë qenë fantastikë dhe po shkon mirë”, ka thënë fillimisht Ronaldo në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, Manchester Unitedi është i fortë, por nëse luajmë në mënyrën se si trajner dëshiron, kemi një shans të mirë për të fituar ndeshjen, por nuk mund t’i nënvlerësojmë kundërshtarët”.

“Nuk dua të krahasoj Realin dhe Juven, janë të dy klube fantastike. Jam i lumtur që jam në një ekip kaq të madh si Juventusi dhe është një kapitull i ri në jetën time pas Manchester Unitedit dhe Real Madridit”.

“Është e veçantë për mua që të kthehem në Manchester, ku kam shumë kujtime për fitoret dhe përzemërsinë, dhe në veçanti me Sir Alex Ferguson, të cilit unë i dërgoj një përqafim të madh. Ai është një person që më ka ndihmuar shumë”.

Mourinho: Juventusi njëri nga ekipet më të mëdha në botë, Ronaldo nga më të mirët e gjitha kohërave
Lexo po ashtu Mourinho: Juventusi njëri nga ekipet më të mëdha në botë, Ronaldo nga më të mirët e gjitha kohërave

“Jam shumë mirë në Juve. Jam ende duke u mësuar me gjëra, por të gjithë nga shokët e skuadrës tek njerëzit e klubit më kanë ndihmuar të vendosem dhe unë jam duke shijuar me të vërtetë këtë përvojë”.

“Unë e di që jam një shembull, në fushë dhe jashtë saj dhe për këtë unë gjithmonë buzëqesh. Kam gjithçka: luaj në një ekip të mrekullueshëm dhe kam një familje të bukur, jam një njeri i lumtur”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori