Cristiano Ronaldo mendon se Juventusi e meritoi fitoren ndaj Interit, ku shënoi një gola nga goditja e dënimit .  

Portugezi shënoi nga goditja e lirë për ta barazuar rezultatin pasi Juve, ishte në disavantazh me autogolin e Matthijs de Ligt.


Gigi Buffon në këtë ndeshje mbrojti tri penallti, ku Juve triufoi 4-3.

GettyImages 1163956166 Cristiano Ronaldo. (Photo by Fred Lee/Getty Images)

"Është kënaqësi të jem këtu, tifozët ishin fantastikë dhe ishin aq mbështetës ndaj meje dhe ekipit".

"Është gjithmonë e mrekullueshme të luash kundër Interit, sepse ata janë një nga rivalët tanë më të fortë”.

GettyImages 1163955999 Cristiano Ronaldo duke e festuar golin. (Photo by Zhizhao Wu/Getty Images)

“Interit është një ekip i shkëlqyer me një trajner të shkëlqyeshëm, prandaj është kënaqësi që ne luajmë miqësoret e para sezonale me ekip agresiv dhe sportiv”.

"Ne jemi të lumtur që kemi fituar dhe mendoj se kemi merituar fitoren", ka thënë Ronaldo për Sportitalia. /Telegrafi/

telegrafi sport app