LAJMI I FUNDIT:

De Ligt shënon autogol, Ronaldo realizon gol nga gjuajtja e lirë: Juve triumfon fal penalltive kundër Interit

De Ligt shënon autogol, Ronaldo realizon gol nga gjuajtja e lirë: Juve triumfon fal penalltive kundër Interit
Cristiano Ronaldo (Foto by Fred Lee/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka shënuar fitore në kuadër të turneut të njohur si International Champions Cup.

Bardhezinjtë italian triumfuan kundër rivalit lokal të Interit në saje të penalltive 4-3, pasi që ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1-1.

Se Antonio Conte dhe Maurizio Sarri e kishin në plan të dytë rezultatin, tregon se kanë bërë një numër të madh të zëvendësimeve dhe kanë provuar disa foramcione gjatë 90 minutave.

Të parët në epërsi kaluar nerazzurët në saje të autogolit të shënuar nga Matthijs de Ligt në minutën e dhjetë. Mbrojtësi holandez e futi topin në rrjetën e skuadrës së tij, pas rivënies nga këndi që e ekzekutoi anëtari i Interit.

Gjashtë minuta para përfundimit të 45 minutshit të parë rast të mirë patën Ivan Perisic (’39) si dhe Marcelo Brozovic (’41), por nuk arritën të mposhtin portierin e torinezëve, Sczcezny.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat megjithëse kampioni italian e kërkoi rrugën e golit që të barazoi shifrat gjersa zikaltërit kërkuan që të dyfishojnë avantazhin e tyre.

Adrien Rabiot (’54) e Cristiano Ronaldo (’57) kishin raste të mira për të barazuar rezultatin, por para portës ishte i sigurt Handanovic.

Megjithatë, Ronaldo arriti ta barazonte rezultatin në të 68 minutë nga gjuajtja e lirë, ku një lojtar i Interit paksa e devijoi topin me kokë.

Shtatë minuta më vonë, sërish portugezi kishte një rast të mirë për të realizuar gol, ku u tregua i ngathët para portës ani pse e kishte kaluar edhe portierin slloven.

Cristiano Ronaldo (Foto by Fred Lee/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu fituesi u përcaktua pas penalltive ngase ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.

Në ekzekutimin e penalltive më të mirë ishin futbollistët e Juventusit, ku triumfuan me rezultat 4-3 edhe në saje të pritjeve të portierit 41-vjeçar, Gianluiggi Buffon.

Ndryshe, Juve takimin e radhës do ta zhvillojë kundër Atletico Madridit (10 gusht) gjersa Interin do ta shohim në aksion ndaj PSG-së (e shtune). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori