LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo e fillon vitin 2021 me një super gol te Juventusi

Ronaldo e fillon vitin 2021 me një super gol te Juventusi

Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Udineses në takimin që po luhet në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Ishte Cristiano Ronaldo, ai që kaloi Zonjën e Vjetër në epërsi, e që ishte njëherit goli i tyre i parë për vitin 2021.


Ylli portugez shënoi në minutën e 31-të, duke i dhënë avantazhin kampionit në fuqi të ligës italiane.

Kujtojmë se Udinese kaloi në epërsi në minutën e 11-të, mirëpo VAR e anuloi golin e Rodrigo de Paul për shkak të lojës me dorë.

Me këtë gol, Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë aktualisht me 13 sosh, një më shumë se Romelu Lukaku. /Telegrafi/

https://twitter.com/LyndioSport/status/1345827272452923401