LAJMI I FUNDIT:

Roma mendon për dy yjet e Parisit

Roma mendon për dy yjet e Parisit

Roma ka larguar nga radhët e veta sulmuesin egjiptian Mohamed Salah.

‘Giallorosët’ janë duke tentuar ta gjejnë një sulmues krahu për ta zëvendësuar egjiptianin që iu bashkua Liverpoolit.


Së fundmi kryeqytetasit janë futur në garë për dy futbollistët anësorë të gjigantit francez, Paris Saint Germain.

Braziliani Lucas Moura dhe francezi Hatem Ben Arfa janë në listën e Romës.

Për anësorin brazilian, PSG kërkon rreth 35 milionë euro, ndërsa Roma ka ofruar pesë më pak.

24-vjeçari nuk është i kënaqur me hapësirat që kishte dhe ka kërkuar largimit.

E njëjta gjë vlen edhe për Ben Arfan që nuk kishte shumë minuta tek ish-kampionët e Francës.

Për Ben Arfan, ‘Giallorosët’ janë të gatshëm të ofrojnë rreth shtatë milionë euro. /Telegrafi/