Roma është kthyer të fitorja pasi mposhti Empolin si mysafir me rezultat 2-1 në kuadër të javës së gjashtë në Serie A.

Romanistët e nisën më mirë ndeshjen duke rrezikuar që në start me Paulo Dybalan i cili goditi ngjitur me shtyllën

Në minutën e 17-të, Dybala shënoi një super gol me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës për 1-0.

Pas golit të dy skuadrat kishin nga një rast me Martin Satrianon dhe Lorenzo Pellegrinin, por pa gjetur rrjetën.

Në minutën e 43-të iu barazuan shifrat, kur Petar Stojanovic gjeti Filippo Bandinelli që shënoi me kokë për 1-1.

Roma e nisi pjesën e dytë me mendim që ta rikthej epërsinë.

Reklama

Këtë gjë e bëri në minutën e 72-të, me Tammy Abraham që shënoi pas asistimit të Dybalas për 2-1.

Reklama

Roma ka mundur ta ngritë epërsinë, por Pellegrini nuk arriti ta kthejë në gol një penallti të fituar në minutën e 80-të.

Empoli mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Jean-Daniel Akpa Akpro u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Në fund Roma mori tri pikë që e ngjitin në vendin e pestë me 13 pikë, një pikë më pak se tre vendet e para, që mbahen nga Napoli, Atalanta dhe Milan. /Telegrafi/