eksperti ad

Ylli kolumbian i Real Madridit, James Rodriguez është duke u lidhur me një transferim në Angli dhe një lëvizje të tillë e pëlqen edhe vet ai.

Rodriguez do të largohet nga Bayern Munich pas qëndrimit të tij për dy sezone si i huazuar dhe do të rikthehet te Real Madridi.


Megjithatë, klubi mbretëror nuk e do kolumbianin dhe ai pritet të largohet këtë verë nga Bernabeu.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, James pëlqen shumë transferimin në kampionatin anglez, Ligën Premier.

James Rodriguez11 1 Rodriguez nuk do të blihet nga Bayern Munichu (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Një lëvizje drejt Liverpoolit, Arsenalit ose Manchester Unitedit tanimë është shumë e mundshme, pasi këto skuadra kanë shprehur interesim.

James përfaqësohet nga agjenti Jorge Mendes, i cili ka raporte të mira me Unitedin dhe Liverpoolin. /Telegrafi/

telegrafi sport app