LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi do të investojë rreth 600 milionë, por synon t’i fitojë 300 milionë tjera nga shitja e 13-të lojtarëve – shumë yje në listë

Real Madridi do të investojë rreth 600 milionë, por synon t’i fitojë 300 milionë tjera nga shitja e 13-të lojtarëve – shumë yje në listë
Foto: Marca

Real Madridi e ka në plan të fitojë 300 milionë euro nga shitjet e lojtarëve të padëshiruar për të pasur më shumë financa për blerjet e reja në verë.

Investimi i drejtuesve të Real Madridit në verën e këtij viti mund të arrij deri në 600 milionë euro, por drejtuesit po mendojnë t’i nivelizojnë shpenzimet nga shitjet, ku synojnë të fitojnë plot 300 milionë euro.


Real Madridi duhet të arrijë nivelojë financat për të kënaqur UEFA-në dhe komitetin e tyre ekzekutiv, i cili do të miratojë kuadrin e ri financiar të Fair Play-it për sezonin e ardhshëm përpara përfundimit të Ligës së Evropës të mërkurën.

Real Madridi ka vendosur të thyejë rekordin e shpenzimeve të vitit 2009, transferimet mund të shkojnë deri në 600 milionë euro
Lexo po ashtu Real Madridi ka vendosur të thyejë rekordin e shpenzimeve të vitit 2009, transferimet mund të shkojnë deri në 600 milionë euro

Me klubin që ka nevojë për të goditur një objektiv të veçantë shumë yje mund të shohin veten të larguar nga Santiago Bernabeu ndër ta edhe, Isco, Gareth Bale dhe James Rodriguez, të cilët mund të sjellin më shumë para.

Reali synon fitime më të mëdha nga shitjet e Rodriguezit, Bale dhe Isco (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Bale vlerësohet 70 milionë euro, Rodriguez 65-70 milionë, ndërsa Isco 60 milionë euro, ndërsa skuadrat e Ligës Premier janë favoritë për shërbimet e tyre.

Mateo Kovacic ka të ngjarë të nënshkruajë me Chelsean për 35 milionë euro, por nëse nuk përfundon transferimi me sukses atëherë Mbretërit synojnë të përfitojnë 25 milionë euro nga shitja e tij.

Kovacic gjithashtu pritet të sjell të ardhura (Foto: Getty Images/Guliver)

Keylor Navas, Dani Ceballos, Lucas Vazquez, Mariano Diaz, Raul De Tomas, Borja Mayoral, Marcos Llorente, Jesus Vallejo, dhe Theo Hernandez janë lojtarët tjerë, shitjet e të cilëve mund t’i sjellin Los Blancos më pranë objektivave të tyre.

Më poshtë keni listën e lojtarëve që mund të shiten dhe vlerën e tyre:

 /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori