LAJMI I FUNDIT:

Rival lokal, por jo të urryer – Formacioni më i mirë me lojtarët yje që kanë luajtur për Arsenalin dhe Chelsean

Rival lokal, por jo të urryer – Formacioni më i mirë me lojtarët yje që kanë luajtur për Arsenalin dhe Chelsean

Arsenali dhe Chelsea janë dy klube që vijnë nga Londra, ndërsa janë karakterizuar me rivalitet të madh mes vitesh. Megjithatë, këto dy klube nuk e kanë pasur problem të bëjnë shitblerje mes vete.

Davir Luiz përfundoi transferimin e tij nga Chelsea në Arsenal në një marrëveshje prej rreth 10 milionë eurosh në ditën e fundit të afatit.


Brazilian 32-vjeçar u bashkua me listën e lojtarëve që luajtën gjatë karrierës së tyre për të dy klubet e Londrës.

Nga Petr Cech dhe Ashley Cole e deri te Nicolas Anelka dhe Olivier Giroud, ata lojtarë mund të formojnë një ekip të dobishëm të tyre.

Me këtë në mendje, mediumi britanik The Sun ka kombinuar 11-shen më të mirë të lojtarëve yje që kanë luajtur edhe për Topçinjtë, edhe Blutë.

Petr Cech

Cech kaloi gjatë një dekade në Chelsea midis viteve 2004 dhe 2015, duke fituar katër tituj të Ligës Premier, Ligën e Kampionëve në 2011-12 si dhe nëntë trofe të tjerë.

Por, ai u zhvendos në veri në Emirates – ku kaloi katër vitet e fundit të karrierës së tij – duke fituar Kupën FA dhe dy Community Shield.

Lassana Diarra

Diarra iu bashkua Chelsea nga Le Havre në vitin 2005 – ku bëri vetëm 13 paraqitje në Ligën Premier.

Ai u bashkua me Arsenalin dy vjet më vonë, ku ai zgjati vetëm një sezon, duke luajtur shtatë herë para se të transferohej në Portsmouth … dhe më pas, në mënyrë të çuditshme te Real Madridi.

David Luiz

Transferimi më i fundit mes klubeve, Luiz ishte një mbërritje e ditës së fundit për Arsenalin në një marrëveshje prej tetë milionë funtesh.

Braziliani kaloi gjashtë vjet në Stamford Bridge në dy kohë në klub – por u largua pasi u tha se ai nuk do të ishte një titullar i rregullt.

William Gallas

Tjetër kalim direkt nga Chelsea në Arsenal, Gallas fitoi statusin e heroit të Bluve midis viteve 2001 dhe 2006 – pasi u bashkua për herë të parë para fillimit të investimeve të pronarit Roman Abramovich.

Francezi luajti 159 ndeshje në ligë për Blutë dhe u paraqiti mbi 100 herë edhe për Topçinjtë.

Ashley Cole

Kalimi i tij ishte transferimi më kontrovers nga Arsenali te Chelsea. Cole kaloi një dekadë në Highbury pasi kishte ardhur nga akademia e klubit.

Pas 159 ndeshjeve në Arsenal, Cole vazhdoi të ketë sukses në Chelsea, duke luajtur 229 ndeshje në Ligën Premier dhe duke fituar një titull, ndërsa te Arsenali i kishte fituar dy.

David Rocastle

Ylli i lindur nga Lewisham kaloi dhjetë vjet në Arsenal, pasi kishte ardhur gjithashtu nga radhët e ekipeve të moshave.

Pas largimit, Rocastle luajti për Leeds dhe Manchester City, përpara se të nisej për në Chelsea ku kaloi edhe katër vjet të tjera para fundit të karrierës së tij.

Emmanuel Petit

Duke kaluar tre vjet në dy klube, ​​Petit u bë një ikonë kulti tek të dy skuadrat, ndërsa në mes kalimit tek njëra tek tjetra skuadër, francezi luajti te Barcelona.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1998 fitoi një trofe të Ligës Premier me Arsenalin – si dhe një Kupë FA dhe dy Community Shield.

Cesc Fabregas

Ngjashëm me Petit, Fabregas u largua nga Arsenali për në Barcelona, ​​para se të shkonte te Chelsea – shumëkënd e bezdisi kjo te Topçinjtë.

Fabregas kaloi tetë vjet në Emirates, duke bërë mbi 200 paraqitje në ligë, para se të kthehej në Angli tre vjet më vonë, ku ai kaloi pesë sezone në Chelsea, duke luajtur 138 lojëra në kampionat.

Yossi Benayoun

Vetëm një yll në secilën skuadër, pasi kishte shijuar vitet e tij më të mira në Liverpool midis 2007 dhe 2010 – Benayoun kaloi tek të dy klubet.

Anësori bëri vetëm 14 paraqitje në Ligën Premier në tre vjet te Chelsea – me një nga ato sezonet e kaluara në huazim te Arsenali, ku shënoi katër herë në 19 ndeshje.

Nicolas Anelka

Ai ka luajtur për kaq shumë klube dhe nuk është aspak një surprizë që Anelka luajti si për Arsenalin ashtu edhe për Chelsean.

Topçinjtë ishin klubi i parë anglez i talentit francez, ku ai shënoi 23 gola në 65 ndeshje, përpara se të transferohej te Chelsea një dekade më vonë, duke shënuar 38 herë në 125 ndeshje gjatë katër sezoneve.

Olivier Giroud

Tifozët e Arsenalit u zhgënjyen kur Giroud i la pas gjashtë vjetësh dhe 73 gola në Ligën Premier.

Tani në librat e Chelseat, sulmuesi ka shënuar vetëm pesë herë në 40 paraqitje në ligë, por këtë sezon ka mbetur në hije.

Formacioni

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori