Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, iu ka uruar të gjithë ndjekësve të saj festën e Krishtlindjes.

Këtë e ka bërë përmes disa fotografi të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive pranë një peme të Vitit të Ri.


Ajo dukej mjaft tërheqëse e veshur me një palë tuta të zeza dhe një kapele në kokë, teksa shkroi fjalët më të mira në përshkrimin e fotografisë, për ndjekësit e saj të besimi katolik.

ritaora 1326133511103175842909857486308089473285400n

"Gëzuar Krishtlindjet, ju dërgoj dashuri dhe dritë...Të gjithë e meritojnë atë pak shtesë esktra të dashurisë dhe magjisë së Krishtlindjes duke ju uruar të gjitha të mirat", ka shkruar 30-vjeçarja në Instagram.

ritaora 1331219551970455787487255466776438570147197n

Rita përndryshe ndodhet ende e bllokuar në Bullgari, për shkak se shteti bullgar anuloi fluturime drejt Mbretërisë së Bashkuar, pas marrjes së lajmit se një mutacion i ri vdekjeprurës i COVID-19 po përhapet.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka shkuar në Bullgari për të xhiruar klipin e saj më të ri, i cili pritet të publikohet në janar të vitit 2021.

ritaora 1322036752259518623846205229785004620722211n

Përndryshe gjatë këtij viti që po e lëmë pas, Ora ka arritur të publikojë vetëm një këngë gjatë muajit mars, të titulluar "How to be lonely". /Telegrafi/