Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka tash e sa kohë që po punon intensivisht në albumin e saj të tretë.

Ajo ka kryer gjatë këtyre ditëve edhe xhirimet e klipit të ri, por duket se gjithçka po e mban befasi për fansat duke mos zbuluar shumë detaje.


Rita ndërkohë është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

ritaora 122155214 1234296486934422 342923215493002617 n

Së fundmi, 29-vjeçatrja ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur duke pozuar me një fustan elegant ngjyrë portokalli të errët.

ritaora 122138878 1848848891947779 1744305139066679404 n

Ajo është dukur mjaft tërheqëse, teksa ka vënë në pah vijën trupore dhe hijeshinë e saj.

“Ku është tequila ime ‘Prospero’”, shkroi Ora në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke bërë kështu të ditur se po i mungon një pije tequila.

ritaora 122150277 2792420167692858 3169416862386438168 n

Rita prej më shumëse një viti është sipërmarrëse e markës së pijeve “Prospero”, e cila qarkullon në treg pije tequila me shije të ndryshme. /Telegrafi/

ritaora 122172287 2712305802340659 4394823896118850451 n Foto: Rita Ora/Instagram