Rita Ora është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja jonë bëhet temë e mediave rozë për hitet që i sjell, por edhe veshjet me shije.


Së fundi, biondina është fotografuar teksa ecte rrugëve të Londrës dhe si asnjëherë më parë është tallur në llogarinë e vetë.

Ajo kishte të veshur një fustan ngjyrë rozë e me material prej mëndafshi, por që ishte i pahekurosur.

“A mos pati dikush hekur”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Rita, e cila dukej e padenjë për një dalje publike.

Ora javë më parë theu edhe një tjetër rekord, duke u bërë artistja femër me më së shumti këngë solo në Top 10, në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, pas kaq vitesh, ajo i ka gëzuar fansat e saj duke i lajmëruar se albumi i saj i dytë “Phoenix”, do të publikohet më 23 nëntor. /Telegrafi/

ora