Rita Ora u pa së fundmi duke xhiruar një tjetër skenë për versionin e ri të filmit të Oliver Twist, ndërsa u detyrua ta bëjë këtë mbi një çati në Londër të hënën.

Krijuesja e hitit "How we do", iu bashkua djalit 23-vjeçar të Jude Law, Rafferty, i cili është duke luajtur rolin e Oliverit në këtë film, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


rita1 11

Dyshja dukej se po shkonin shumë bukur me njëri-tjetrin, duke qeshur dhe duke bërë shaka teksa bisedonin në mes të xhirimeve.

Rita, e cila do të portretizojë rolin e Artful Dodger, kishte vënë një kapele marine mbi flokët e saj bionde.

rita2 7

Në qendër të pamjes unike, ajo kishte veshur një xhaketë lëkure pa mëngë që i shkonte shumë.

Ajo veshi një palë doreza lëkure dhe gishtat e saj ishin zbukuruar me një numër unazash argjendi.

rita3 7

Princesha e muzikës pop kishte vënë një kryq argjendi rreth qafës së saj dhe një byzylyk me shirita argjendi të theksuar për të përfunduar ansamblin elegant.

rita4 4

Ndërkohë Rafferty, i cili u 'bëri përshtypje' regjisorëve të filmit me praninë e tij në ekran, u pa duke qëndruar në një mur ndërsa ai tërhiqej sipër kostarit të tij.

Dyshja po filmonin në një çati në Londër, për një nga skenat e filmit të ri "Twist".

rita5 4

Megjithë ftohtësinë e vjeshtës, Rafferty kishte veshur vetëm një bluzë të gjatë ngjyrë bezhë me mëngë të gjata dhe një palë pantallona të shkurtra blu.

Ai i hoqi këpucët e tij gjatë xhirimeve, ku u pa se kishte veshur vetëm një palë çorape të bardha, të cilat ofruan një pamje të tatuazhit në formë goje, në këmbën e tij.

rita9 1

Më vonë, ai u pa duke u hedhur në mënyrë dramatike nga muri.

Rita më vonë veshi një xhaketë tjetër më të mahe, ndërsa mbante në duar një shishe me ujë të nxehtë.

rita15 1

Rita, e cila luajti më parë në ekskluzivitetin e "Fifty Shades Of Grey", do ta çojë edhe më përpara karrierën e saj si aktore me rolin e ri që i është ofruar në filmin "Twist". /Telegrafi/

rita6 3

rita7 2

rita8 1

rita10

rita11 1

rita12 1

rita13 1

rita14 1