Rita Ora ndau disa fotografi shumë të guximshme në Instagram gjatë ditës së sotme (e hënë).

Këngëtarja, 29 vjeçare, u shfaq tërësisht e zhveshur teksa mori disa poza tërheqëse në pishinën e saj - aty ku po kalon pushimet në Korfuz të Greqisë.


Bukuroshja, e cila po qëndron në një vilë nate prej 17 mijë funtash, dukej e pabesueshme gjersa mbuloi vetëm gjoksin me duar.

32049524 8635715 Making a splash Rita Ora went topless after stripping out of ver a 19 1597674995125 Rita Ora (Foto: Instagram)

Ajo u shfaq e shtrirë me bikini ngjyrë të gjelbër pranë një pishine, derisa në anën tjetër solli një pozë me këmbët lart.

Rita përshkroi imazhet me këto fjalë: “Javët më të mira me njerëzit më të mirë. Në vendin tim të lumtur që më mungoi të kaloja kohë me të gjithë ju. Ju dua të gjithëve”.

Para Greqisë, artistja shqiptare ka qenë në pushime në Ibiza të Spanjës me miqtë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras.

Shtëpia aktuale 1.000 metër katror, e cila mund të zë deri në 14 persona, përmban pamje mahnitëse të bregdetit grek dhe shqiptar, një kinema dhe një ujëvarë.

32049528 8635715 Another shot saw her lying on the edge of the pool which sat in  a 22 1597675019688 Rita Ora (Foto: Instagram)

Të shtatë suitat përfshijnë banjo të veçantë dhe dhoma të zhveshjes, të kompletuara me pamje nga deti.

Vila e sapohapur gjithashtu përfshin një ashensor qelqi si dhe kuzhinier privat e shërbim 24/7.

E përkryer për t'u çlodhur, Rita mund të zgjedh çdo kënd për t’u argëtuar e për të bërë një pushim luksoz me partnerin e saj të ri. /Telegrafi/

31979700 8635715 Views The Hot Right Now singer 29 has been inducing envy with he a 7 1597674682270 Rita Ora (Foto: Instagram)