Ajo është një këngëtare britanike e cila ka lindur në Jugosllavi (Kosova e sotme), nga prindër shqiptarë.

Por ndërsa ishte në SH.B.A., Rita Ora u sigurua që të festonte 4 korrikun (Ditën e Pavarësisë së Amerikës) me plot stil me një ndejë të organizuar me Prospero Tequila në Los Angeles, në shtëpinë private të një miku të saj.


Krijuesja e hitit “Girls”, 30 vjeçare, tregoi anën mahnitëse me një fustan rozë teksa u dha ndjekësve një vështrim të shkurtër të ditës së kaluar përmes disa imazheve në Instagram.

Screenshot 4 5 Rita Ora (Foto: Backgrid)

Rita dukej në top formë me fustanin e përzgjedhur dhe me një palë taka të zeza.

Dukjen e kompletoi me flokë kaçurrela dhe zgjodhi një grim të lehtë, gjersa vazhdoi me një sërë gjerdanësh rreth qafës.

Ora, e cila po shijon suksesin e këngës së re “You For Me”, mirëpriti mysafirët Ashley Benson, Kate Beckinsale, Anya Taylor Joy, Jodie Turner Smith, Joshua Jackson, Darren Criss dhe Vas J Morgan - me tre lloje koktejesh me bazë Tequila, duke përfshirë edhe 'Rita Margarita’.

Screenshot 5 2 Rita Ora (Foto: Backgrid)

E gjithë pjesa e sipërme e kulmit ku po organizohej ndeja ishte zbukuruar me perde, jastëkë e balona të flamurit amerikan dhe natyrisht markën e Ritës, Prospero Tequila.

Biondja ka arritur marrëveshje me Prospero në 2019 duke u bashkuar në kompani si aksionare dhe drejtoreshë kreative.

Kjo prodhohet në distilerinë Don Roberto në Jalisco të Meksikës nga Stella Anguiano. /Telegrafi/

Screenshot 6 1 Ana Taylor dhe Rita Ora (Foto: Backgrid)

Screenshot 7 1 Rita Ora (Foto: Instagram)