Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.


GettyImages 1192531712 1 1

Së fundmi, Rita publikoi për fansat një imazh ku shfaqej me bikini të kaltra, ndërsa vinte në pah linjat e saj atraktive trupore.

Ajo gjithashtu vuri në dukje edhe ndryshimin e ri në pamjen e saj, pasi i ka prerë flokët në modelin e shkurtër.

“Lëri kaçurrelat që të shkojnë më tej”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu me dije se me prerjen e flokëve, i ka larguar kaçurrelat e saj.

Rita përndryshe ka paralajmëruar për fansat plot projekte muzikore në vitin 2020.

Ajo njëherësh do të jetë pjesë e filmit “Twist”, që do të publikohet në vitin 2020, ku do të luajë një nga rolet kryesore. /Telegrafi/

GettyImages 1178340546 Rita Ora (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)