LAJMI I FUNDIT:

Publikohet fotografi e rrallë e gjyshërve të Rita Orës dhe Dua Lipës së bashku

Publikohet fotografi e rrallë e gjyshërve të Rita Orës dhe Dua Lipës së bashku

Historia e këngëtareve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora, është tepër e ngjashme.

Familjet e tyre kanë prejardhje nga i njëjti qytet në Kosovë, Peja, dhe familjet e të dyjave janë larguar në vitet e 90-ta në Angli kur ato ishin shumë të vogla.


Rastësi është që edhe në Londër, ato vijuan mësimet në të njëjtën shkollë, “Sylvia Young Theatre School”.

Dua Lipa dhe Rita Ora (Foto: Getty Images/Guliver)

Por mesa duket përveç prejardhjes dhe famës ndërkombëtare ka edhe diçka tjetër që i lidh mes vete dy bukuroshet nga Kosova.

Megjithëse përflitet për një raport shumë të ftohur dhe jo miqësor me njëra-tjetrën, Dua Lipa dhe Rita Ora kanë pasur njohje familjarë më herët.

Rita Ora dhe Dua Lipa (Foto: Getty Images/Guliver)

Më saktësisht ishin gjyshërit e tyre, Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu – dy figura të njohura në atë kohë, të cilët ishin miq të mirë mes vete.

Seit Lipa ishte drejtor i Institutit të Historisë në Kosovës, ndërsa Besimi ishte regjisor i njohur në Kosovë dhe gjithë Ish-Jugosllavinë në atë kohë. Ai mbahet mend si regjisor i filmit shumë të suksesshëm, “Era dhe Lisi”.

Një fotografi e rrallë e publikuar së fundmi në faqen në Albanian Vintage, tregon një moment kur dy gjyshërit e artisteve me famë botërore, qëndronin në të njëjtën tryezë.

Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu (Albanian Vintage/Facebook)

“Gjyshi i Dua Lipës, dhe gjyshi i Rita Orës (Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu) rreth viteve të 50-ta”, shkruhej në mbishkrimin e fotografisë, e cila tregonte për raportet e mira miqësore që kishin aso kohe dy figurat e njohura shqiptare.

Rita Ora dhe Dua Lipa nuk e ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale dhe kanë shmangur thuajse çdo takim mes vete në ngjarjet e përbashkëta në botën e showbizit, por në intervistat e dhëna në vizitat e tyre në Kosovë, dy këngëtaret kanë folur mirë për njëra-tjetrën. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori