LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora realizoi një pavijon të veçantë ku vizitorët do të mund të përjetonin skenat e klipit të saj të ri

Rita Ora realizoi një pavijon të veçantë ku vizitorët do të mund të përjetonin skenat e klipit të saj të ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, tregoi së fundmi se kishte planifikuar një projekt të veçantë gjithëpërfshirës për fansat e saj.

Bëhet fjalë për një pavijon të improvizuar në mënyrë dixhitale – një hapësirë që i bën vizitorët të përjetojnë këngën e saj më të fundit, “How to be lonely”.


Rita e kishte menduar hapjen e këtij pavijoni për fansat, por që periudha e vetë-izolimit të COVID-19, bëri që për momentin hapësira të vizitohet vetëm nga ekipi i Ritës.

Kështu këngëtarja Ora publikoi në rrjetin social Instagram një video, të realizuar nga ekipi i saj benda ambienteve të ekspozitës, ku janë shkruar vargjet e këngës “How to be lonely”, si dhe janë inskenuar disa nga skenat e klipit.

“Kaq e lumtur që më në fund e ndaj këtë me ju të gjithë! “How to be lonely” në një eksperiencë gjithëpërfshirëse dixhitale! E dua këtë shumë, unë jam shumë e lumtur që arritëm të gjenim një mënyrë për t’ju treguar të gjithëve! Kjo video tregon sesi duhej të ishte, por mund ta jetoni atë në mënyrë dixhitale. Shpresoj që të gjithë ta doni aq sa unë! Shkoni dhe eksploroni në howtobelonely.co.uk !”, shkroi Ora në mbishkrimin e videos në Instagram.

Kështu, ajo ua bëri me dije fansave që në pamundësi për ta vizituar këtë pavijon fizikisht, ata mund ta bëjnë atë virtualisht përmes linkut që shkroi në mbishkrimin e videos.

“How to be lonely” përndryshe është kënga eparë e Rita Orës për vitin 2020, e cila është pritur shumë mirë nga fansat e këngëtares dhe klipi i saj i veçantë është diskutuar shumë në media. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Diola Dosti dhe Erolld Belegu po shijojnë pushimet e tyre luksoze në Bali të Indonezisë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Skena romantike mes Anxhela Peristerit dhe Atdhe Xharavinës, ish-banori i BBVK-s pjesë e klipit të këngëtares?

Magazina
Kalo në kategori