LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora publikon klipin e ri “How to be lonely”, vjen e mrekullueshme me performancën e saj

Rita Ora publikon klipin e ri “How to be lonely”, vjen e mrekullueshme me performancën e saj
Foto: Rita Ora/YouTube

Dhe ashtu siç pritej, Rita Ora, publikoi klipin e këngës “How to be lonely” të paralajmëruar tash e sa kohë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare edhe këtë radhë nuk i zhgënjeu fansat e saj me performancën e një niveli të lartë artistik në klipin e ri.


Në atë që mund të duket si një prej skenave më ngacmuese, Ora shihet e shtrirë në një vaskë me ar të lëngshëm, duke e interpretuar “e vetme” këngën e saj të re, e cila për tematikë ka vetminë.

Foto: Rita Ora/YouTUbe

Në një nga skenat tjera dhe më interesante, Rita mbështetet tek një ari, para se ajo të shfaqet e shtrirë në një dysheme me ato që duken si vezë të thyera.

Foto: Rita Ora/YouTube

Një koncept universal përfshihet në klipin “How to be lonely” të Ritës, përkatësisht te skena ku një anije kozmike (e pramenduar UFO) zbret dhe hfaq Ritën me një veshje mjaft provokuese dhe atraktive.

Foto: Rita Ora/YouTube

Një tjetër skenë e veçantë është ajo e vallëzimit të saj me një skelet – pamje e cila duket të jetë sinonim i vetmisë, përkthyer fjalë për fjalë në shqip kënga e saj e re do të thotë “Si të jsh i/e vetmuar”.

Foto: Rita Ora/YouTube

Për rastësi, tematika e këngës përshtatet edhe me situatën në të cilën ndodhet planeti, pasi mbi 3.5 miliardë njerëz në të gjithë botën janë izoluar, praktikisht janë “vetmuar” për shkak të pandemisë coronavirus.

“How to be lonely” është kompozuar nga senzacioni i momentit në Mbretërinë e Bashkuar, këngëtari dhe kantautori Lewis Capaldi, i cili ka fituar jo më pak s dy çmime ‘Brits’ sivjet. /Telegrafi/

Senzacioni anglez, Lewis Capaldi, është bashkë-autor i këngës më të re “How to be lonely” të Rita Orës (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori