LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora pozon duke u puthur me një skelet, teksa tregon për ngjarjen që kishte planifikuar ta realizonte për fansat

Rita Ora pozon duke u puthur me një skelet, teksa tregon për ngjarjen që kishte planifikuar ta realizonte për fansat

Rita Ora ka premtuar një video ngjarje masive për fansat e saj, ndërsa ndau me ta një fotografi të sajën ku shihet duke u puthur me një skelet.

Këngëtarja, 29 vjeçare, zbuloi se kishte planifikuar një ngjarje të veçantë për ndjekësit e saj që lidhej me klipin e saj më të fundit “How to be lonely”, shkruan DailyMail.

Sidoqoftë, pandemia coronavirus bëri që planet nuk mund të shkonin përpara, kështu që Rita vendosi të bënte një përvojë digitale, të cilën e ndau me ndjekësit përmes një videoj në Instagram.

Rita publikoi një fotografi të saj, ku shihej duke u puthur me skeletin me të cilin vallëzoi në klipin e këngës “How to be lonely”.

“Para bllokimit unë kisha planifikuar një ngjarje masive për ju të gjithë si një përvojë gjithëpërfshirëse të videos sime muzikore”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e këtij postimi në Instagram.

“Unë duhej ta anuloja këtë për shkak të sigurisë së fansave të mi dhe nuk isha në gjendje ta ndaja atë! Sidoqoftë, ne kemi arritur të gjejmë një mënyrë të sigurt për ta bërë atë një përvojë dixhitale gjithëpërfshirëse, për të gjithë ju, që të shijoni sigurinë e shtëpive tuaja dhe unë jam kaq krenare për ekipin tim për sjelljen e kësaj”, shkroi Rita.

Rita nuk ka treguar më shumë në detaje se si e kishte menduar realizimin e kësaj ngjarje që do të përfshinte fansat e saj, megjithatë duket se pret rikthimin në normalitet, për të realizuar projektet e mbetura përgjysmë. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"Babi e ka thy televizorin", Buci flet për momentin viral në Big Brother - zbulon nëse flet me Santianën

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Kalo në kategori