Shëngjini mbushet me pushues të shumtë


Përveç bukurive natyrore, edhe çmimet e favorshme po ndikojnë ndjeshëm në rritjen e interesit për Shëngjinin.
Shëngjini po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara turistike në vend, duke tërhequr çdo vit një numër në rritje vizitorësh.
Natyra e bukur, plazhet me rërë dhe ujërat e pastra të Adriatikut janë ndër arsyet kryesore që turistët zgjedhin këtë zonë për të kaluar pushimet verore.
Përveç bukurive natyrore, edhe çmimet e favorshme po ndikojnë ndjeshëm në rritjen e interesit për Shëngjinin. Krahasuar me destinacione të tjera bregdetare, pushuesit gjejnë mundësi më ekonomike për akomodim, ushqim dhe argëtim, pa bërë kompromis me cilësinë e shërbimeve.
Operatorët turistikë dhe bizneset lokale raportojnë një fluks të shtuar rezervimesh, ndërsa vizitorët vlerësojnë mikpritjen dhe kushtet që ofron zona, raporton Tv Klan.
Sipas tyre, kombinimi i natyrës së veçantë me kostot e përballueshme e bën Shëngjinin një zgjedhje ideale për familjet, të rinjtë dhe turistët e huaj.
Sipas tur-operatoreve, pritshmëritë janë që numri i turistëve të vijojë të rritet, duke forcuar më tej pozicionin e Shëngjinit si një nga pikat më të rëndësishme turistike të bregdetit shqiptar.





































