Rita Ora po vazhdon me koncerte të njëpasnjëshme anembanë globit të tokës duke promovuar albumin "Phoenix".

Këngëtarja shqiptare tash e sa ditë është me koncerte në Londër, ku po shkëlqen me performancat të jashtëzakonshme.


Por, pos kësaj biondina po vazhdon edhe me projekte të reja muzikore, të cilat shumë shpejt do të jenë para publikut.

Rita Ora dhe UNICEF ne Kosove foto Ridvan Slivova 29 1

Bukuroshja jonë ka treguar se është duke bashkëpunuar me DJ të njohur ndërkombëtar - Tieston si dhe Jonas Blue.

Ajo ka treguar se kënga e shoqëruar me video do të publikohet më 20 qershor (e enjte) dhe do të titullohet "Ritual".

Ndryshe, Rita së fundi ka publikuar një film dokumentar teksa i dedikohet qëndrimit në Kosovë. /Telegrafi/

https://twitter.com/RitaOra/status/1140682920195239938