Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, tashmë dihet botërisht për shtrirjen e famës së saj internacionale.

Ajo është veçanërisht shumë e pëlqyer në Evropë, ku zhanri të cilin e këndon dhe këngët e saj janë shumë të dëgjuara.


Duke u marrë si shembull i suksesit dhe një vajze tipike shqiptaro-britanike, Rita Ora duket se ka përfunduar edhe në librat shkollorë në Spanjë.

ritaora 1257662021269591222943696965451785315957845n

Ka qenë një përdorues i rrjetit social Twitter që ka publikuar një fotografi të librit të anglishtes për shkollën e mesme, ku pjesë e tij është Rita Ora.

Në një faqe ku mësohet kryesisht rreth orareve për të ardhmen, aty shfaqet një imazh i këngëtares shqiptare kur ishte adoleshente.

Kjo fotografi vjen nga koha kur ajo ishte nxënëse e shkollës “Sylvya Young Thatre Schoool”, në Londër.

“Dikush të më konfirmojë nëse kjo është Rita Ora dhe të më shpjegojë se çfarë bën në një libër të Anglishtes së Mesme”, ka shkruar përdoruesi i Twitterit, që ka shfaqur edhe faqen e librit ku gjendet këngëtarja.

ritaora 1208424247633608578494492818293483946850811n

E lumtur për këtë sukses, edhe nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu – Ora, rishpërndau këtë postim në InstaStory. /Telegrafi/

rita