Artistë të njohur shqiptar kanë arritur majat e suksesit në industrinë muzikore të vendeve të botës.

Por kjo nuk ka bërë që ata të harrojnë prejardhjen e tyre, ndërsa vazhdimisht përkrahin vendin nga i cili vijnë.


Njëra prej tyre është edhe këngëtarja e njohur, Rita Ora, e cila në llojlloj mënyrë kontribuon për Kosovën dhe Shqipërinë.

ritaora 120199900 2784344191891204 5738405448706873729 n 1 (Foto: Instastory)

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka shpërndarë një imazh me motive kombëtare, të cilën duket se e pëlqen mjaft shumë.

Në të shfaqet Rita, teksa në krahun e saj qëndron një shqiponjë që mban dy flamujt, atë të Kosovës dhe Shqipërisë.

rita 2

“Më pëlqen kjo”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Vlen të përmendet se ajo para disa javësh ka ‘ngritur’ zërin edhe për të vendosur hartën e Kosovës në Apple, për të cilën u bë fushatë në rrjete sociale.

Rita Ora dhe UNICEF ne Kosove foto Ridvan Slivova 29 1 Rita Ora me mision bamirësie në Kosovë (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Po ashtu postimet për prejardhjen e saj janë mjaft të shpeshta, teksa edhe në intervista vlerëson vendin e saj. /Telegrafi/