Ajo është e njohur për guximin e saj posaqërisht në modë e veshjet që zgjedh.

Dhe Rita Ora befasoi me dukjen në një fustan transparent të markës ‘Gucci’, derisa realizoi një fotosesion të martën nga studioja muzikore.


Krijuesja e hitit “Anywhere”, 29 vjeçare, ka shfaqur figurën e mahnitshme në fustanin e tejdukshëm në disa poza që ndau me fansat në Instagram.

34361534 8837237 Leave little to the imagination Rita Ora set pulses racing in a  a 12 1602634220213 Rita Ora (Foto: Instagram)

Ajo e mbrojti modestinë e saj me një palë pantallona të shkurtra të zeza me bel të lartë nën fustanin e tejdukshëm.

Bukuroshja bionde njëherësh veshi një xhaketë sportive të gjerë dhe kompletoi pamjen me një përzgjedhje unike të gjerdanëve dhe unazave.

34361532 8837237 Sultry The Anywhere hitmaker 29 displaying her sizzling figure a a 13 1602634235926 Rita Ora (Foto: Instagram)

Rita po ashtu u shfaq me geta të zeza dhe çizme të veçanta për pamjen ekstravagante, ndërsa ishte ulur në një karrige në dhomën e muzikës.

Biondja mbante flokët në formë të valëzuar dhe zgjodhi një grim ngjyrë kafe për t’u kombinuar me tërë këtë ‘look’.

34361530 8837237 Edgy The blonde beauty draped a check oversized blazer on top an a 14 1602634252043 Rita Ora (Foto: Instagram)

Shfaqja atraktive e Orës vjen pas thashethemeve për fejesë me Romain Gavras, pasi u fotografua me një unazë diamanti në gishtin e martesës.

Megjithëse, ky lajm nuk u mohua e as pohua nga artistja shqiptare. /Telegrafi/

31585698 8837237 Engaged She recently sparked engagement rumours with boyfriend R m 79 1602631488014 Romain Gavras (Foto: Shutterstock)