LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora mban koncert recital në majë të Kullës Eiffel, dhuron performancë të shkëlqyer dhe duket spektakolare me dukjen e saj

Rita Ora mban koncert recital në majë të Kullës Eiffel, dhuron performancë të shkëlqyer dhe duket spektakolare me dukjen e saj

Rita Ora u sigurua që Java e Modës në Paris të mos kalonte pa zhurmë duke interpretuar disa nga hitet e saj më të mëdha nga maja e Kullës Eiffel.

E verbuar nga koka deri te këmbët me një fustan të bërë me porosi, të zbukuruar me shkëlqim, performanca e 30-vjeçares Rita Ora mbrëmjen e së mërkurës mund të ketë qenë një nga më shpërthyeset e saj deri më sot.


Artistja shqiptare dukej e mrekullueshme me veshjet e bëra me porosi nga markat “Fendi”, “Lanvin” dhe “Alexandre Vauthier”, të cilat ishin pjesë promovuese e Javës së Modës në Paris, shkruan DailyMail.

Performanca e këngëtares ishte një festë e muzikës dhe modës nga ajo që njihet si një prej monumenteve më karakteristike mbarëbotërore.

Koncerti i Ritës u zhvillua në partneritet me “Melrose Media” dhe është i pari i një serie muzikore të ardhshme të titulluar “Iconic People In Iconic Places”.

Përpara shfaqjes, Rita tha: “Kjo do të jetë një shfaqje kaq e paharrueshme dhe një moment i vërtetë për mua”.

“Të performosh në një vend kaq legjendar është një nder, dhe të veshësh rroba të personalizuara nga ‘Prada’, ‘Miu Miu’, ‘Fendi’ dhe ‘Lanvin’, është thjesht një ëndërr”, shtoi ajo.

Rita gjithashtu u shprej: “Mezi pres të sjell energjinë e Parisit për të gjithë fansat e mi në të gjithë botën, me të vërtetë do të jetë një natë për t’u mbajtur mend”.

Me regji të Beki Mari, koncerti i quajtur “Rita Ora Live From The Eiffel Tower” ishte një ngjarje një herë në jetë për fansat e saj.

Një kaleidoskop i së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes, shfaqi Rita Orën duke interpretuar e veshur me gurë të çmuar klasikë.

Kjo paraqitje e saj vjen pasi Rita dha një pasqyrë të rrallë në marrëdhënien e saj me regjisorin e filmit “Thor”, Taika Waititi, 46 vjeç.

Duke folur për revistën “Vogue Australia”, Rita tha për romancën e saj: “Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”.

Rita dhe Taika filluan lidhjen në prill gjatë kohër kur u njohën në Australi, pasi këngëtarja shqiptare kishte shkuar atje për t’u bë bërë pjesë e “The Voice Australia”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Kalo në kategori