Këngëtarja me renome ndërkombëtare, Rita Ora, së fundmi ka thyer rregullat e pandemisë coronavirus.

Kjo ka ndodhur për shkak të festës që bëri, me rastin e ditëlindjes së 30-të, shkruan Mirror.


Ajo u pa e veshur me plot stil në një restorant në Notting Hill të Londrës, ku grumbulloi edhe një numër të madh të miqve.

0 ritaora 127575583 478846226427360 1357961424685472628 n

0 ritaora 127575583 478846226427360 1357961424685472628 n

rita ora

Pasi u shfaqën fotografitë, fansat e furishëm dolën në rrjetet sociale duke kërkuar që Rita të kërkonte falje.

Artistja në një paraqitje të saj është shprehur se me të vërtetë ka gabuar për veprimin që bëri.

0 Rita ora

"Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke pasur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësinë e plotë", është shprehur ajo.

Burimet thonë se Rita ka paguar vullnetarisht një gjobë prej 10,000 funta (13.000 dollarë). /Telegrafi/