Rita Ora është artistja me prejardhje shqiptare që kohëve të fundit është duke u komentuar shumë në rrjete sociale.

Krejt kjo vjen pasi ajo për ditëlindjen e 30-të organizoi një festë, çka rezultonte si thyerje e rregullave antiCOVID-19, shkruan Daily Mail.


Ajo tashmë në rrjetin social Instagram ka humbur 220 mijë ndjekës, të cilët vazhdimisht po e akuzojnë për veprimin e bërë.

38638382 9202173 image m 77 1611934733666

Po ashtu këngëtarja është konsideruar si ‘egoiste’ nga policia angleze, ani pse thuhet se ajo pagoi një shumë të majme.

Që nga muaji maj, ndjekësit e Ritës kanë qenë në rënie të dukshme dhe që nga 29 janar, ajo ka rreth 16,024,000 ndjekës.

38638496 9202173 image m 82 1611934895463

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme (e premte) fansat e “The Masked Singer” kanë kërkuar që ajo të largohet nga shfaqja.

Në rrjetin social Twitter komentuesit shpërthyen me mesazhe që shfaqnin mllefin që kanë ndaj veprimit të artistes. /Telegrafi/

38567628 9195161 image a 1 1611792939128