Ajo është duke shijuar një pushim të këndshëm me një grup miqsh në Ibiza, përfshirë edhe të dashurin e saj të ri Romain Gavras.

Dhe Rita Ora vazhdoi argëtimin të premten ndërsa ajo u fotografua në oqean, duke treguar figurën e saj fenomenale trupore, shkruan DailyMail.


Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, 29 vjeçare, dukej e pabesueshme kur shihej rreth e rrotull, me trupin e saj mahnitëse dhe një palë bikini ngjyrë ari.

ora1

Rita ndodhej në anije dhe më pas shijoi një zhytje në det, teksa u kap nga paparacët aty pranë.

ora2

Fotografitë tregojnë linjat atraktive trupore të Ritës, të cilat nuk mund ta lënë askënd diferent.

Me flokët e saj të shkurtra bjonde të lëshuara lirshëm dhe pa makijazh, sytë e të gjithëve drejtoheshin në fizikun e tonifikuar të këngëtares së hitti “Hot Right Now”.

ora3

Rita dukej në disponim të mirë, teksa ishte e rrethuar nga miqtë e saj më të afërt dhe i dashuri i saj.

Duke mos lënë anash as aksesorët, këngëtarja me origjinë nga Kosova dukej edhe më tërheqëse me një koleksion gjerdanësh, vathë dhe rrathë ari.

ora4

Rita do të duhet të karantinohet për 14 ditë, pasi të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar nga festa e saj spanjolle, në përputhje me udhëzimet e reja të qeverisë për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së virusit, pas një goditje në numrin e rasteve në vend.

Një mori yjesh janë kthyer nga ose janë ende duke pushuar në Spanjë, përfshirë modelen e njohur Kate Moss, me të cilën Rita është takuar gjatë pushimeve dhe ka shijuar një drekë me të në Ibiza. /Telegrafi/

ora5

ora6

ora7

ora8

ora9

ora10

ora11

ora12

ora13

ora14

ora15

ora16

ora17

ora18

ora19

ora20