Rita Ora ka bërë maksimumin e saj për të qëndruar e mbyllur, teksa ndau së fundmi me fansat një video nga përpjekjet e saj të stërvitjes në shtëpi.

Këngëtarja, 29 vjeçe, dukej mjaft atraktive teksa bënte stërvitje në oborr, duke u djersitur ndërsa ekzekutoi një seri ushtrimesh të mërkurën, shkruan DailyMail.


E veshura me sytjena sportive ngjyrë të zezë dhe tuta, bukuroshja vuri në pah linjat trupore teksa kryente ushtrimet mbi dyshekun e saj.

r1 2

Ylli me prejardhje nga Kosova, kishte vënë disa aksesorë të cilët e bënin të dukej edhe më tërheqëse.

r2 2

“Unë i urrej këto”, tha ajo gjatë videos duke u ankuar për ushtrimet e rënda.

Rita mbajti kamerën mbi veten e saj, duke shfaqur rezultatet e gjithë punës së saj të vështirë ndërsa u përqëndrua në stomakun e saj të tonifikuar.

r3 2

Më herët gjatë ditës, princesha e popit foli me sinqeritet për situatën aktuale të mamasë së saj Vera Sahatçiu gjatë një paraqitjeje në emisionin “Extra” të BBC, të cilën ajo e bëri përmes një video-lidhje direkte nga shtëpia e saj.

Rita tha: “Njerëzit po sëmuren më shumë se kurrë, sidomos të moshuarit. Nëna ime është aty për të shtyrë përpara rikuperimin nga kjo situatë”.

r4 2

"Ajo është në të vërtetë një psikiatre dhe kështu që ajo të duhet të nxitojë në urgjencë nuk është padyshim gjëja e saj e përditshme, kështu që siç mund ta shihni ata janë aq të dëshpëruar që të kenë të gjithë llojet e ndryshme të mjekëve që ndihmojnë nga e gjithë bota", tha tutje Rita.

r5 1

Rita gjithashtu është regjistruar si vullnetare për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar) pasi sipas saj është 'mirë të jesh në gjendje të ndihmosh'.

Ajo tha: “Unë mendoj se çdo ditë për të është një rrezik ... unë kam pak frikë dhe them: Nëse nuk ndjeheni mirë, mund të qëndroni në shtëpi". /Telegrafi/