LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora i bashkohet thirrjes së Qeverisë për mbështetjen e muzikantëve, duke kujtuar sallën e mbushur plot në një nga koncertet e fundit

Rita Ora i bashkohet thirrjes së Qeverisë për mbështetjen e muzikantëve, duke kujtuar sallën e mbushur plot në një nga koncertet e fundit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, po mbështet një iniciativë të re, e cila i bën thirrje Qeverisë Amerikane që të mbështesë industrinë e muzikës, e cila është dëmtuar nga pandemia COVID-19.

Kjo iniciativë po ndërmerret nga shumë këngëtarë, të cilët në shenjë proteste, po publikojnë imazhe nga ndonjë prej koncerteve të tyre të fundit.


Rita vendosi që të ndajë me ndjekësit një video nga performanca e saj në koncertin gjigant që u organizua në dhjetor në Suedi, në nder të DJ të ndjerë, Aviciin.

Ora kishte interpretuar këngën e famshme “Lonely together”, të cilën e interpretonte në bashkëpunim me DJ e ndjerë.

“Tani për tani, e ardhmja për qindra mijëra njerëz që punojnë në muzikë live është e pasigurt. Jam shumë e nderuar të jem pjesë e thirrjes në Qeverinë e SHBA për të mbrojtur vendet, festivalet dhe të gjithë ata që punojnë në sektorin e muzikës live!

Le ta tregojmë të gjithë mbështetjen tonë për njerëzit që kanë nevojë duke ngarkuar foto nga shfaqja e fundit ku shkuat me hashtagun #LetTheMusicPlay dhe të dëgjohen!

Kjo pamje është një nga shfaqjet e mia të fundit, një koncert dedikimi për mikun tim Avicii në vitin 2019″, ka shkruar këngëtarja shqiptare në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori