LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora bashkëpunon me markën e këpucëve ‘ShoeDazzle’, flet rreth vuajtjeve si femër në industrinë e muzikës

Rita Ora bashkëpunon me markën e këpucëve ‘ShoeDazzle’, flet rreth vuajtjeve si femër në industrinë e muzikës
Rita Ora (Foto: Courtesy)

Ajo është një këngëtare dhe kompozitore. Ajo është shfaqur në filma si “Fifty Shades of Grey” dhe në televizion si aktore, por edhe si drejtuese e “America’s Next Top Model” dhe gjyqtare në shfaqjen e lojrave muzikore “The Masked Singer” në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo është një biznesmene, e cila renidtet në listën e yjeve femra më të pasura të Britanisë së Madhe. Në modë, 29-vjeçarja ka bashkëpunuar në koleksione me markat e famshme ‘Adidas’ dhe ‘Giuseppe Zanotti’. Tani, ajo po lanson një linjë këpucësh me ‘ShoeDazzle’, nga 1 tetori.

“Ndjeva se ishte vërtet e rëndësishme të bëja partneritet me dikë që e njihja, që e kuptonte rëndësinë e aksesit, veçanërisht duke pasur parasysh kohën në të cilën jetojmë”, tha Ora, të martën. “’ShoeDazzle’ me të vërtetë gjithnjë e ka kuptuar nevojën e aksesit dhe përballueshmërisë, e cila ishte me rëndësi të madhe për mua. Kështu që, puna me ta ndjehej si një përshtatje e natyrshme. Unë jam një lloj vajze praktike. Ne vendosim një sasi të madhe mendimesh dhe detajesh për të bërë këpucët”, shkruan WWD.


Koleksioni ofron një sërë opsionesh: atlete, këpucë me takë dhe çizme që kushtojnë midis 32,95 dollarë dhe 59,95 dollarë. (Anëtarët VIP të ‘ShoeDazzle’ – një shërbim abonimi online me bazë në Kaliforni – marrin çmime të zbritura).

Rita Ora (Foto: Courtesy)

“Moda ka qenë gjithmonë një pasion i imi”, vazhdoi Ora. “Unë e pëlqej faktin se si po ndryshon dhe evoluon vazhdimisht. Dhe më pëlqen të eksperimentoj me shumë pamje të ndryshme”.

Ora shpesh mund të shihet e ulur në rreshtin e parë në shfaqjet e modës. Vetëm muajin e kaluar ajo ishte në Milano në shfaqjen ‘Fendi’, fotografuar së bashku me aktorin e “Normal People”, Paul Mescal.

“Ishte padyshim një përvojë e re me të gjitha protokollet e reja, e dini, të vendosura”, vërejti ajo. “Por unë e doja çdo minutë të saj. Ishte shumë mirë të kthehesha në javën e modës dhe të shihja të gjithë miqtë e mi që ishin në modë. Dhe jam e kënaqur që mund ta bëjmë atë në një mënyrë të sigurt”, ka thënë Rita Ora.

Rita Ora (Foto: Courtesy)

Frymëzimi që qëndron pas modeleve të ‘ShoeDazzle’, të disponueshme në Shoedazzle.com/ritaora, ishin “nga përvojat që kam pasur, nga udhëtimet që kam bërë, nga vendet ku kam jetuar dhe muzika që kam interpretuar”, tha ajo, duke shtuar se ajo ishte rrugës për në një studio muzikore.

Ajo është duke punuar në albumin e saj të tretë, së bashku me ndërmarrjet e tjera. Ka “muzikë të re me siguri, filma të rinj dhe një projekt me të cilin jam shoqëruar, në të cilin nuk jam teknikisht, por është thjesht diçka për të cilën kam punuar, e dini, kështu që është mirë të jesh në gjendje të shkosh pas skenave si dhe para kamerës”, ngacmoi ajo, pa ndarë më shumë detaje.

Zakonisht në lëvizje, ajo ngadalësoi këtë vit për shkak të pandemisë. “Ka qenë një sfidë për të gjithë ne, për mua, për t’u përshtatur”, tha ajo. “Ne të gjithë jemi duke u përpjekur ta kuptojmë, e dini, normalja e re…. Unë mezi po pres që, me sa duket, këtë vit do të ketë mbaruar. Unë mendoj se të gjithë janë”, shtoi Rita.

Rita Ora (Foto: Courtesy)

Në verë, ajo e kaloi kohën e saj duke lexuar, shkruar dhe regjistruar muzikë, shtoi ajo. “Dhe thjesht duke marrë një moment për të qëndruar në një vend, i cili është një ndryshim i madh për mua. Isha vërtet në gjendje të reflektoja dhe përqendroja mendjen time dhe të përqendrohesha vërtet në shëndetin tim mendor, sinqerisht”. Ajo mezi pret të ofrojë “një arratisje” përmes punës së saj, tha ajo. Dhe me linjën e re të këpucëve, ajo shpreson që fansat dhe konsumatorët të ndjehen të frymëzuar “dhe ta përdorin atë me të vërtetë si pjesë të vetë-shprehjes së tyre. Me të vërtetë më pëlqen kur njerëzit përdorin modën për të shprehur se kush janë, një lloj nga ato që bëj unë gjatë gjithë kohës”.

Ajo u interesua kur u pyet për partneritetin e saj me ‘ShoeDazzle’ për të filluar Fondin e Grave të së Ardhmes, një investim prej 100,000 dollarësh që do të jepet në grante për tre gra që punojnë në industri krijuese. (Megjithëse u rrit në Londër, Ora lindi në Ish-Jugosllavi, e cila tani është Republika e Kosovës, nga prindër shqiptarë dhe ka qenë e hapur për fëmijërinë e saj si refugjate. Ajo shpesh po mbështet organizata bamirësie, duke përfshirë avokimin për UNICEF U.K.)

“Jam shumë e lumtur që e kërkove këtë”, tha ajo për fondin. “Është me të vërtetë e rëndësishme, sepse ka kaq shumë sfida që vijnë nga të qenit grua në një fushë krijuese. E di që kam luftuar shumë gjatë këtyre viteve. Shpesh jemi larguar nga puna dhe ndonjëherë nuk jemi marrë aq seriozisht. Ka nga ata që nuk mendojnë se kemi atë që duhet për ta arritur atë dhe shpesh nga ne kërkohet që të kompromentojmë vizionin tonë. Përfaqësimi në pozicionet kryesore në industritë krijuese është gjithashtu një çështje. Është një çështje në çdo industri. Kjo është arsyeja pse Fondi i Grave të Ardhmërisë është me të vërtetë i rëndësishëm për mua. Ka të bëjë me krijimin e mundësive për gratë që janë atje duke i dhënë gjithçka çdo ditë. Duke vendosur këtë fond, ne jemi duke krijuar një ndryshim në kohë reale dhe duke bërë një ndryshim në jetën e njerëzve”, ka përfunduar Rita Ora për WWD. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Courtesy)

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori