Ferizaj pritet të ketë një sfidë të vështirë, sepse do të përballet me Hajvalinë, në një ndeshje e cilat pritet të prodhojë lojë të bukur dhe interesante.

Ndërkohë, Drenica në “Bajram Aliu” do të sprovojë forcat me Dritën. Drenicasit, por edhe gjilanasit kësaj ndeshje i hynë me ambicie për rezultat të favorshëm, edhe pse kuqezinjtë e Drenicës janë favorit në letër, sepse luajnë në shtëpinë e tyre, dhe se skuadra e Tahir Lushtakut nuk dorëzohet lehtë në “Bajram Aliu”.


Ndërkohë, të shtunën janë në program do të ndeshen Ferronikeli dhe Trepça ’89.

Skuadra nga Drenasi pas fitores së madhe kundër Prishtinës, do të provojë që ta mposht edhe skuadrën mitrovicase, edhe pse kjo e fundit po kalon në formë të mirë.

E diela do të sjell edhe tri sfida të kësaj xhiro, ku kryendeshja do të luhet në “Ferki Aliu”, në mes Llamkos Kosovës dhe Prishtinës.

Superliga / Xhiroja e Pestë

Sot takohen:
Ferizaj-Hajvalia
Drenica-Drita

Të shtunën takohen:
Ferronikeli-Trepça ‘89
Të dielën takohen:
Vëllaznimi-Besa
Llamkos Kosova-Prishtina
Trepça-Istogu  

telegrafi sport app