LAJMI I FUNDIT:

Reali nuk do ta shes përfundimisht Odegaardin

Reali nuk do ta shes përfundimisht Odegaardin

Martin Odegaard është bashkuar me ARsenalin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori ofensivë norvegjez kishte pak hapësira te Real Madrid dhe gjiganti spanjoll vendosi ta huazojë atë tek londinezët.


Përkundër dëshirës së Arsenalit që ta blej përfundimisht futbollistin, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Real Madridi nuk e ka ndërmend ta shes lojtarin, pasi kështu së paku ka njoftuar mediumi i afërt me ta Marca.

Drejtuesit e klubit madrilen do ta rikthejnë në skuadër norvegjezin dhe Zidane pastaj do të vendos nëse do ta mbajë në skuadër ose jo.

Në rast se trajneri francez nuk e ka në plane, atëherë Real Madridi do ta huazojë përsëri lojtarin.

Kampioni i shumëfishtë i Spanjës beson në aftësitë e tij dhe nuk dëshiron ta humbas atë.

22-vjeçari ka zhvilluar 13 ndeshje me Arsenalin ku ka shënuar edhe dy gola. /Telegrafi/