Real Madrid është duke planifikuar që në verë të bëjë një revolucion të madh në skuadër, duke i larguar disa lojtarë për t’u liruar vendin transferimeve të reja.

Skuadra spanjolle e mbylli sezonin që lamë pas në mënyrë katastrofale, duke përfunduar 19 pikë pas Barcelonës që e fitoi La Ligan, ndërsa u eliminuan nga Liga e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit qysh në fillim.

Marca raporton se Real Madridi është duke menduar që në verë t’i shesë lojtarët si, Isco Alarcon, Gareth Bale dhe James Rodriguez.

Me shitjen e këtyre tre lojtarëve, skuadra spanjolle është duke tentuar t’i transferojë lojtarët si, Eden Hazard dhe Paul Pogban.

Real Madrid poashtu është duke menduar ta transferojë Kylian Mbappen ose Neymarin nga Paris Saint-Germain, por janë në dijeni se duhet të paguajnë mbi 200 milionë euro. /Telegrafi/