Real Madridi ka marrë edhe fitoren e tretë në Grupin F duke e mposhtur Shakhtar Donetskun me rezultat 2-1.

Zhvillohej minuta e 13-të e takimit kur Rodrygo e zhbllokoi rezultatin për epërsinë e vendasve.

Reklama

Vinicius Junior e dyfishoi epërsinë e Los Blancos (28’), kësaj radhe Rodrygo ishte asistues.

(Foto: Twitter/Real MAdrid C.F.)

Oleksandr Zubkov (39’) e ngushtoi rezultatin dhe bëri që skuadrat të shkonin në pushim me rezultatin 2-1.

Sidoqoftë, ky rezultat mbeti deri në fund të takimit, duke qenë se në fraksionin e dytë të lojës nuk pati gola të tjerë.

Kjo ishte fitorja e tretë e kampionit në fuqi të Ligës së Kampionëve dhe me nëntë pikë e kryeson Grupin F. Shakhtar Donetsku ka katër pikë në vend të dytë. /Telegrafi/

Reklama
Reklama